Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Seksioni i Elektroteknikës është hapur në vitin 1967 në kuadër të Fakultetit Teknik. Në vitin 1970 është hapur edhe Qendra Llogaritëse Elektroteknike e Fakultetit Teknik në Prishtinë. Tani është fakultet që ofron studime në gjashtë departamente:
Automatikë, Kompjuterik, Elektronikë, Telekomunikacion, Sistem Elektroenergjetik, Elektronikë Indistriale
Prej vitit 2001 riemërtohet në Fakultet i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe planet mësimore janë të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Bachelor dhe Master. Në procesin mësimorë janë të angazhuar 27 mësimdhënës dhe asistentë në marrëdhënie të rregullt pune dhe 41 në punë plotësuese.